invito anjes-alb

Në Tiranë, të martën 23 tetor, pranë Aula Magna e Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë", të mërkurë, 24 tetor në orën 17.00 në një nga klasat e Universitetit të Vlorës kam nderin dhe kënaqësinë të prezantoj librin e Mësueses së italishtes Concetta Marotta "Anjes - karakteristika dalluese: 32 cm, shumë bukuroshe." Shtëpia botuese “Il margine”.

tirana albanese finale

Jeta. Një dhuratë e çmuar. Të lindësh dhe të jetosh janë dy aventura të jashtëzakonshme. Por për të lindur e jetuar kemi kemi nevojë për dashuri. E kam takuar mësuesen e re Concetta Marotta një mëngjes qershori në Shqipëri.

Unë po dilja nga klasa, pas një ore mësimi me studentët e Fizioterapisë së Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë; ajo përshkoi oborrin për të më takuar. Dr. Natale Capodicasa i kishte folur per një neonatologe italiane dhe kështu Concetta po vinte drejt meje për të më kërkuar të prezantoja atë libër të shkruar prej saj mbi një ngjarje të jashtëzakonshme: Ndërprerja dramatike e shtatzanisë së saj në javën e 24 të barrës dhe lindjen e parakohshme të vajzës së dytë. Unë jam një mjeke pediatre dhe neonatologe dhe Concetta mendonte që mund të kuptoja atë që ajo kishte ekperimentuar personalisht, pasi unë kam punuar një jetë në spital vetëm e pikërisht në reanimacionin e pediatrisë së hershme, patologjisë dhe në sallën e lindjes. Por një gjë nuk dinte Concetta. Që vetë unë kam lindur shumë parakohe, në një kohë dhe në një vend ku ishte e mundur të mbijetoje vetëm falë mundësive të tua dhe dashurisë së prindërve dhe familjes në përgjithësi. Në një kohë, kur nuk ekzistonte inkubatori. Nuk ekzistonte në vendin tim të lindjes, në fillimet e viteve ‘50 të shekullit të kaluar, kur linda në shtëpinë time, në një fshat me pamje nga Deti Jon në Kalabri. Në një natë të ftohtë fund shkurtit. Isha aq e vogël sa matesha me dy pëllëmbët e vogla të duarve të nënës sime, atëherë shumë e re, me emrin Tereza. Ishte rreth tetëmbëdhjetë vjeç kur u bë nënë për herë të parë me lindjen time shumë të parakohshme. Dhe burri i saj, babai im, me emrin Romolo, pothuajse njëzet e katër vjeç. Dy të rinj me një detyrë më të madhe se vetë ata. Të mbanin në jetë një vajzë ende jo gati për ta përballuar atë. Unë peshoja një kile e dyqind gram. Nëna ime më ngronte me nxehtësinë e trupit të saj. Ashtu si një klloçkë pa pupla rehatuar nën të. Kam fjetur për javë të tëra e mbërthyer rreth saj në një shtrat të stërmadh. Deri në ardhjen e pranverës. Dhe kur më vendosnin në djep rrethohesha nga një sërë shishesh të mbushura me ujë të nxehtë që shërbenin si ngrohje.

Kur linda më mbështillnin me pambuk, aq e vogël isha, sa dhe rrobat e bëra gati për mua ishin gjigande. Më kanë pagëzua dy herë. Herën e parë sapo linda, pasi menduan se do të vdisja. Herën e dytë u pagëzova me festime të mëdha familjare, kur isha një skilipece, por e shëndetshme dhe jashtë rrezikut.

Lindja ime e parakohshme, lufta ime për të jetuar më futi mua prirjen për mjekësinë. U bëra një mjeke e vendosur dhe më tej një neonatologe. Vetëm për të ndihmuar te dobtit.

Concetta nuk dinte edhe një gjë tjetër. Fijet e holla dhe të padukshme të ngjashmërisë sonë na çonin te fati ynë i përbashkët. Dashuria jonë e njëjtë për Nënë Terezën. Unë vij tashmë në Shqipëri prej tetë vitesh, e tërhequr nga kjo tokë, pikërisht nga Nënë Tereza bijë e kësaj toke.

Concetta me hapat e saj erdhi në rrugën time e shtyrë nga shumë ngjashmëri. Ajo është nënë. Dhe Nënë Tereza ka qënë Nëna e të gjithve. Unë me dashurinë dhe njohuritë e mia përpiqem ta imitoj atë me shumë modesti.

I rikthehemi historisë së Concettës.

Concetta jeton në Tiranë. Një zgjedhje dashurie. Ajo u takua me shokun e jetës së saj, Muharremin, shqiptar, në Trento, ku të dy frekuentonin universitetin. Takimi që do të zgjasë një jetë. U martuan. Lindi Francesca. Pas pesë vjet pritjeje të Anjes. Vajza e dytë e Concettës lënë në duart e Perëndisë dhe të Nënë Terezës, që me ndërhyrjen e Tyre hyjnore ta shoqëronin në udhëtimin e saj.

Në gusht të vitit 2008, si çdo verë, edhe atë vit, Concetta ndodhej pranë familjes së saj të origjinës, në Itali, për një pushim të shkurtër vere. Në Trento. Dita kur filloi drama ishin duke festuar tridhjetë e pesë vjetorin e martesës së prindërve të saj, dhe në zemrën e saj ajo festonte gjithashtu shtatë vjetorin e martesës së saj. Muharremi ishte larg, në Tiranë, në shtëpinë e tyre. Qëndroi në Shqipëri se kishte punë.

Një tryezë e qetë dhe e lumtur. Prindër, fëmijë, nipa dhe mbesa në "mbërritje". Jo vetëm Concetta priste vajzën e saj të dytë por edhe e motra ishtë në pritje të fëmijës së saj të tretë. Pas drekës Concetta kishte një ndjenjë të tmerrshme. "Ndjente" se diçka po i ndodhte. Shkon në banjë. Atje sigurohet. Gjak. Zbehet. Përpiqet të ruajë qetësinë dhe shkon tek i ati. "Me shoqëro në urgjencë" i pëshpërit atij.

Dhe, si gjithmonë mirëpritet dhe mbështet nga ata. Së bashku me nënën dhe babanë, gjithmonë me të në momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Edhe në atë moment të vështirë i qëndrojnë afër. Mbërrijnë në spital dhe atje, me shtrimin e menjëhershëm, fillon për të një "jetë e dytë" brenda jetës.

Luftë emocionesh. Frikë, ankth, besim. Braktisje.

Pothuajse asnjë shpresë nuk i jepet nga mjekët për jetën e krijesës së vogël që mbart brenda vetes. Por Concetta nuk dorëzohet. Lutet. Dëshiron që të bëhet vullneti i Perëndisë. E beson Anjen e vogël, kështu ka vendosur ta quajë, në duart e Nënë Terezës, emri i parë i të cilës ishte Anjes para se të bëhej Nënë Tereza.

Concetta qëndron zemërthyer dhe e vetmuar në shtratin e saj në spital. Vetëm me shpirtin e saj. Me pjesën më të thellë e të padepërtueshme të qenies së saj. Përshkon çdo hap të vuajtjes dhe shpresës. Francesca vajza e saj e parë e dashur, ndodhet larg, me kushërinjtë e saj. Inkoshente. Concetta torturohet. Sa vendime e presin. Bashkëshorti mbërrin pas disa ditësh. Arrin të mbyllë gjithçka në Shqipëri dhe niset drejt nuses së tij. Concetta shtrohet në spital në javën e njëzet e dytë të shtatzënisë. Nëse fëmija lind tani do të lindë e vdekur. Duhet të kapërcehen barierat e javës së njëzet e tre / njëzet e katër për të shpresuar diçka rreth jetës së saj. Kjo mund të ndodhë. Por me çfarë çmimi? Ndërlikimet e mundshme do të ishte shkatërruese për një jetë. Por Concetta reziston. Qëndron e fortë. U nënshtrohet të gjitha vizitave dhe arrin të kapërcejë pengesën pa kthim, atë të javës së njëzet e tre të shtatzënisë. Reziston ende dhe mberrin në javën e njëzet e katërt të jetës intrauterine të vajzës së saj. Vajza e saj e dashur. Nuk ka më kohë. Anjes dëshiron të lindë. Neonatologu e informon për çdo gjë. I shpjegon, me butësi dhe profesionalizëm që ka ardhur koha. Lindje cezariane apo normale? Concetta duhet të përballet vetë me zgjedhjen e llojit të lindjes. Ajo merr vendimin e saj dramatik. Anjes duhet të kapërcejë vështirësitë e jetës dhe kjo është prova e saj e parë. Pranon lindjen normale. Në spitalin e Trentos. 10 shtator 2008, ora 24:17. Concetta shkruan: "Është me të vërtetë e vogël, gjashtëqind e gjashtëdhjetë gram, tridhjetë e dy cm e gjatë, por ajo është e përkryer”. Concetta i dorëzohet plotësisht vullnetit të Perëndisë. Ins'Allah!

Dhe pastaj lufta për jetën e Anjes. Anjes dhe nëna ia dalin! Me forcë dhe vendosmëri. Qëndrojnë pranë tyre për tu kujdesur e rehatuar, njerëz të veçantë, kompetentë. Të kuptueshëm. Infermieret, mjekët e reanimacioni neonatal dhe më tej të patologjisë. Një ambient i ngrohtë dhe qetësuese. Muharremi gjithmonë pranë saj, i kujdesshëm dhe i dashur si gjithmonë. Më shumë se kurrë. Nuk mungojnë dhe momentet e frikës. Por sigurinë Concetta duhet ta gjejë brenda vetes ... Takimi i parë me Anjes është në orën shtatëmbëdhjetë të asaj dite, kujtimi i të cilës do të mbetet i pashlyeshëm. Shkruan: "Unë jam e hutuar, e lodhur, bosh, lëviz ngadalë, arsyetoj po ngadalë, e kuptoj që trauma e brendshme po zotëron automatikisht trupin tim ..." E më tej vëren: "... Sa vuajtje për këta fëmijë të cilët luftojnë për jetën dhe për ata që i kanë sjellë në jetë! Edhe pse unë kam pak që jam këtu, mendoj se duhet një psikologe në repart: është pothuajse e pamundur të përballosh këtë realitet vetëm. Midis nënave shkëmbehen dy fjalë, por pastaj dhimbja e secilës kthehet në mburojë, duke mos të lejuar të bësh krahasime të gjata. Do të duhej dikush për t'iu përgjigjur pyetjeve të shumta që lindin rregullisht, dikush që në një mënyrë apo tjetrën arrin të rivendosë një ekuilibër, duke të vendosur përballë jetës së vërtetë ... "

Anjes lindi më 10 shtator 2008. Në ditëlindjen e saj të parë, më 10 shtator 2009 u pagëzua në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Në datën 10 shtator 1946, Nënë Tereza, në ditarin e saj, shkruante: "Dita e frymëzimit. Thirrja e thirrjes... Thirrja e Zotit për tu bërë një misionare e Bamirësisë është për mua thesari i fshehur, që për ta arrutur dhashë gjthë c’kisha. Kujtojni Ungjillin, atë çfarë bëri ai njeri, kur gjeti thesarin e fshehur? E fshehu sërisht. Kjo është ajo që unë dua të bëj për Perëndinë".

Unë nuk dua të shtoj gjëra të tjera. Leximi i kësaj eseje interesante nga Concetta Marotta do t’ju futë në një botë të pashkelur dhe të përjetshme. Bota e zemrës dhe mendjes së një nëne. 

8d5d32467e 1491618 med

Ernesta Adele Marando Mjeke
Mjeke Neonatologe për kurimin e plagëve të trupit dhe shpirtit
Gazetare për të përhapur në botë dëshmi që të bëjnë të meditosh për tu rritur në dashuri, në liri dhe drejtësi.

www.ernestaadelemarando.it

Romë - Tiranë tetor 2012

Për të hapur programin për javën e kulturës italiane në botë KETU